Ish-kryenegociatorja për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se zbatimi i Asociacionit së komunave me shumicë serbe do të jetë temë qendrore në takimin e radhës, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka shkruar në Facebook se SHBA-ja do të tregoj se çfarë do të diskutohet, e sipas saj, nuk do të lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen, siç bëri deri tani.
“Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i Asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës. Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve siç deri më tash”, është shprehur Tahiri.