Friday, October 10, 2025

Takim i jashtëzakonshëm në Terstenik – Lladrovci: Ne mbajmë fjalën dhe punojmë për qytetarët kampionë të Drenasit!

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët e Terstenikut I dhe II. Në këtë tubim, së bashku me Agron Bylykbashin, Selman Qallapekun, Mirlinda Dvoranin dhe kandidatët e tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, u diskutua për 101 arsyet për vazhdimin e qeverisjes së mirë.

Lladrovci theksoi se ekipi i tij është i përkushtuar ndaj fjalës së dhënë dhe ndaj zhvillimit të komunës, duke theksuar se projektet në dobi të qytetarëve po realizohen pa vonesa e pa leje nga askush, përveç vullnetit të njerëzve të Drenasit.

Postimi:

Takim i jashtëzakonshëm me qytetarët e Tersteniku I dhe II, bashkë me Agron Bylykbashin, Selman Qallapekun, Mirlinda Dvoranin dhe kandidatët tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, diskutuam për 101 arsyet për vazhdimin e qeverisjes së mirë.

Ne mbajmë fjalën, nderojmë besimin e qytetarëve, zbatojmë ligj, punojmë dhe nuk marrim leje askund për të zhvilluar projekte në dobi të mirëqenies së qytetarëve kampionë në zemrën e Kosovës.

101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer