E enjte, 24 Tetor, 2024

Të dhënat e MPB-së: 104 persona të vdekur në aksidente trafiku më 2023

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se janë të alarmuar me rastet e fundit, e veçanërisht me atë të së shtunës, ku tre persona humbën jetën si pasojë e garave të jashtëligjshme automobilistike.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se 104 persona kanë vdekur në Kosovë nga aksidentet e trafikut gjatë këtij viti.

Ai paralajmëroi ashpërsim të dënimeve për shkeljet në komunikacion. Sveçla tha se me ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative.

“Përkundër të gjitha masave duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe humbjen e jetëve në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa kompromis. Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni përfshirë edhe këmbësorë. Ne si shoqëri e si shtet nuk kemi qytetarë për të humbur për shkak të pakujdesisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë. Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjithë mekanizmat institucional për veprim dhe në reagim. Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit dhe që me veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri e vdekje. Në Kuvendin e Kosovës Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës kanë finalizu amendamentet për plotësim ndryshim të ligjit për rregullat e trafikut rrugë dhe më këtë rast parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative. Parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës”, tha Sveçla në një konferencë për media.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer