Është deklaruar Fadil Nura pas dënimit të Haxhi Bejtës, për veprën penale penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me 2 vjet e 6 muaj burgim, i cili dënim pritet të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Ai për periskopin ka treguar së çfarë veprimi do të ndërmarrin pas vendimit ndaj drejtorit të prokurimit.
“Ai sigurisht që tërhiqet prej përgjegjësive që ka deri në një vendim të shkallës së dytë. Besoj të hënën sigurisht personi në fjalë në këtë rast zotëriu do të tërhiqet prej përgjegjësive që ka. Të hënën me vjen aktgjykimi edhe personi tërhiqet, dhe është e vërtetë ajo çka është, po derisa ta kem aktgjykimin në dorë edhe formal, atëherë masat do të jenë konform përgjegjësive politike, morale dhe ligjore”, ka deklaruar Nura.