Monday, October 13, 2025

“Të kam kritikuar e ofenduar, por gjithmonë më ke respektuar”, Esat Shala me kërkim falje për Ramiz Lladrovcin

Pas shpalljes së fitores së Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, Esat Shala ka bërë një postim në mbështetje të tij, shkruan rajoni.org

Në postimin e tij, Shala ka pranuar se në të kaluarën e ka kritikuar dhe ofenduar Lladrovcin, por pavarësisht kësaj, ai gjithmonë ka treguar respekt ndaj tij dhe familjes së tij.

Ai ka shtuar se Lladrovci është i dashur nga populli, dhe se qytetarët janë ata që vlerësojnë punën dhe karakterin e tij.

“Shpesh herë te kamë fy me fjalë, t’kam kritiku e te kamé urrejté, gjithmonë i kam thanë vetës pse ky njéri duron kaq shum dhe prap me respekton mua, unë te kerkoj shum falje per gjithqka dhe nuk dua nga ti asgjë perveq respektit qe ke pas ndaj meje dhe familjes time dhe qe vazhdon ta kesh, ty te donë populli dhe aj vendos per punen tane dhe karakterin tan, urime vazhdimi i detyres si kryetar i Drenasit e suksese”, ka shkruar Shala në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer