Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në në fshatin Dollc të Klinës.
Si pasojë, janë arrestuar dy persona tek të cilët policia ka konfiskuar disa armë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për Insajderin se në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave.
Ai theksoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit AK 47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.
“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, tha ai.