E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Telashe mes çiftit në Komoran: 22-vjeçarja do që të jetojnë në një shtëpi tjetër, i fejuari i saj s’e lejon

Mosmarrëveshjet mes çifteve ndodhin për çështje të ndryshme e që shpeshherë ato eskalojnë në zënka të cilat përfundojnë duke u dashur ndërmjetësimi i personave të tretë, apo edhe Policisë. Një vajzë e re nga Komorani, së fundi ka denoncuar në Polici të fejuarin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Pakënaqësitë e saj dyshohet të lidhen me vendin se ku ata do të jetojnë, gjë e cila ka bërë që mes tyre të ketë konflikt.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 22-vjeçarja ka kërkuar nga i fejuari i saj që të largohen nga shtëpia dhe të jetojnë diku tjetër, mirëpo këtë nuk e ka lejuar ky i fundit.

Si rezultat i denoncimit, 20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me ngjarjen.

Me urdhër të prokurorit ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer