E enjte, 24 Tetor, 2024

Telekomi rehatoi dostat e Bislimit në pozita menaxheriale – para dy vite largoi nga puna gruan e heroit, Ilaz Kodra

Dy dosta të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, Fatmir Bllaca dhe Ilaz Halili u rehatuan në pozita menaxheriale në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës, pavarësisht se asnjëri nuk kanë pasur përvoja menaxheriale më parë. Njëri tek Departamenti i Shitjes Operative, e tjetri tek Departamenti i Sigurimit të të hyrave. Siç raportoi dje Insajderi, përcjell Periskopi – tre herë i është dashur ndërmarrjes publike me në krye Burbuqe Hanën, të shpallë kundërligjshëm një konkurs të brendshëm – vetëm e vetëm t’a ngritë në detyrë Fatmir Bllacën (shih artikullin e plotë më poshtë…).

Nëse kthehemi dy vite pas – në vitin 2022 – bordi i emëruar me vendim nga Qeveria e Albin Kurtit, kishte larguar nga puna gruan e njërit prej themeluesve të UÇK-së, Ilaz Kodrës, Kimeten.
Për këtë vendim, ka pasur reagime të shumta – kjo pasiqë Kimete Kodra kishte punuar për 22 vite në Postën e Kosovës në Skenderaj. Kodra deri kur u suspendua, kryente funksionin e Koordinatores të Zyrave të Postës në Skënderaj.

Ndaj këtij vendimi kishte folur edhe ajo, duke u shprehur se vendimi ishte krejtësisht joligjor.

Ajo kishte deklaruar se bordi aktual, është i ndikuar komplet nga qeveria Kurti, ashtu siç deklaroi se kanë qenë të ndikuara nga politika, edhe bordet e mëparshme. Kodra ka sqaruar se një zyrtar i Postës në Skënderaj, kishte marrë një sasi të hollash, duke mos i deponuar në bankë siç e parashihte ligji, por i kishte marrë për vete.

“Në atë kohë nuk pata qenë në punë, sepse më 5 tetor 2018 ka qenë rivarrimi i Ilazit. Gjatë inspektimeve është vërejtur se ka pasur një parregullsi qysh nga viti 2018. Një zyrtar financiar bashkë me zyrën në Prishtinë, thuhej se kanë bashkëpunuar. Ky zyrtar që ka pasur autorizim i ka tërheqë disa mjete kinse për t’i dërguar në një bankë në Mitrovicë. Ai kish pasë ardhë i ka marë paret, arkëtari që ka qenë në detyrë zyrtare e ka përgatitë këtë proces, edhe pastaj paratë e Postës nuk janë deponuar në bankë. Për 4 vjet me radhë kemi pasur inspektime, kush e fshehi këtë rast? As nuk kam qenë në dijeni, të gjitha këto janë bërë fshehur. Me pas dashtë privilegje, kryeshefe isha bë”, kishte thënë Kimete Kodra për Nacionalen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer