E diel, 8 Shtator, 2024

Temerruese: 37 gradë nxehtë në Skenderajt, Banorët pa ujë që 15 ditë

Temperaturat super tropikale që kanë mbretëruar në Kosovë këto ditë, me temperatura deri në 37.5 gradë, kanë lënë banorët e lagjes tre të Skenderajt pa pikë uji.

Sipas banorëve të kësaj lagjeje, aty pika e ujit nuk ka rrjedhur për 15 ditë dhe kjo ua ka vështirësuar tej mase jetën normale të tyre.

“Që 15 ditë pikë ujë nuk kemi, jemi ankuar gjithkah, por askush nuk na ka dhënë zgjidhje. Na kanë thënë se për shkak të keqpërdorimit, juve nuk ju vjen ujë,” ka thënë një banor i kësaj lagjeje dhe ka shtuar se janë të detyruar të blejnë ujë.

“60 euro po i paguajmë për 3000 litra ujë, të cilat nuk na mjaftojnë as për 4 ditë,” ka thënë ky banor i mllefosur me situatën e krijuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer