E diel, 8 Shtator, 2024

Ten Hag thotë se mund ta mposhtin secilën skuadër

Manchester United ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, ku synojnë të jenë më mirë sidomos në renditjen tabelare në Ligën Premier.

Erik Ten Hag ka udhëhequr Djajtë e Kuq në një ndeshje miqësore në Norvegji ku janë mposhtur nga Rosenborg me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë trajneri holandez fillimisht ka folur për transferimin e fundit të United, ku morën sulmuesin Joshua Zirkzee nga Bologna për rreth 50 milionë euro.

“Zirkzee është një lojtar me ide të mira dhe shumë kreativ, ai di të driblojë dhe të krijojë karakteristika të ndryshme dhe kjo është gjithmonë ajo që ne kërkojmë, kështu që ai na jep më shumë opsione taktikisht që është e mirë sepse, veçanërisht në sulm, ne kemi shumë lojtarë që mund të përfitojë shumë nga aftësitë e tij”,shpreh fillimisht Ten Hag.

Më pas, trajneri holandez nënvizoi fuqinë e skuadrës së tij, duke shtuar se mund të fitojnë ndaj çdo kundërshtari nëse të gjithë lojtarët janë në formë, por sërish shtoi se United i duhen edhe disa lojtarë që të jetë konkurrues, duke ditur kalendarin e ngjeshur që i pret.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer