Tuesday, November 18, 2025

Tenderi 115 mijë eurosh në Vushtrri: Eksperti i OSHP’së rekomandon për herë të tretë që Komuna të anuloj vendimin e saj

Operator Ekonomik “Center for Legal Services L.L.C.” me bazë në Prishtina ka paraqitur ankesën e tret me rradh kundër Komunës së Vushtrrisë në OSHP mbi njoftimin për dhënie të kontratës, në të cilin si operator i rekomanduar është shpallur OE “Ekrem Q Salihu B.I”, shkruan rajoni.org.

Ankesa lidhet me aktivitetin e prokurimit “Shërbime juridike për përfaqësim ligjor të Komunës”, me numër të prokurimit VU644-25-2905-2-2-1, të iniciuar nga Komuna e Vushtrrisë si Autoritet Kontraktues. Ky aktivitet prokurimi është zhvilluar përmes procedurës së hapur, për një kontratë të tipit shërbim, me vlerë të parashikuar prej 115,000.00 euro.

Ankesa e paraqitur më 06.11.2025 përbën ankesën e tretë me radhë të dorëzuar nga i njëjti operator ekonomik lidhur me të njëjtin aktivitet prokurimi.

Edhe kësaj radhe, eksperti i ka dhënë të drejtë OE dhe i njëjti ka kërkuar të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim.

“Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në rekomandimin e ekspertit.

Ky rekomandim u dha nga eksperti Kushtrim Myrtaj me datën 13 nëntor./Rajoni.org/

Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer