Operatori ekonomik “Valmir Loshi B.I” me bazë në Istog, është shpallur fitues i tenderit me vlerë prej 55,555 euro për renovimin dhe mirëmbajtjën e shkollave të mesme të komunës së Skenderajt, zbulon portali rajoni.org.
Me 14 shkurt, Zyra e Prokurimit të Komunës së Skenderajt njoftoi dhënien e kontratës për tenderin në fjale.
Por kush është pronari i kompanisë fituese të tenderit 55 mije eurosh në Skenderaj!?
“Valmir Loshi B.I” përveç si përfitues i tenderit të para pak kohësh me vlerë prej 880 mije eurosh ai me 14 shkurt të këtij viti ka fituar edhe tenderin tjetër me vlerë prej mbi 55 mije eurosh në Komunën e Skenderajt, pronari i saj, Valmir Loshi, njihet edhe për mbështetjen dhe afërsin e tij të madhe ndaj nën kryetarit të kësaj komunë, Sami Lushtakut dhe deputetit Mergim Lushtaku.
Rajoni ka zbuluar se Valmir Loshi përveç tyre është edhe anëtar i PDK’së i nëndegës Runik dhe aktivist i shtabeve zgjedhore.