Tuesday, February 10, 2026

Tenderi në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për drejtorin e Ferit Idrizit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit Komunal të Vushtrrisë, Bedri Dobra, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, gjatët vitit 2024, sa ishte ministër Faton Peci, shkruan rajoni.org.

“Sipas aktakuzës, Bedri Dobra, në cilësinë e personit zyrtar, menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së në Prishtinë”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës 19.08.2024 – 31.12.2024, ka miratuar dhe vërtetuar në kundërshtim me ligjin realizmin e plotë të punimeve dhe pagesave për largimin e inventarit.

Ndërkohë, L.Z., si person përgegjës i “L.P.” Sh.P.K., akuzohet se gjatë ekzekutimit të kontratës ka paraqitur fakte të rreme, duke deklaruar realizim të plotë të punimeve, ndonëse punët ishin kryer vetëm pjesërisht.

Si pasojë, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar prej tridhjetë e gjashtëmijë (36,000) euro”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer