E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Tenderi për furnizim me dru, Komuna e Drenasit e paguan metrin dyfish me shtrenjet së sa çmimi në treg

Portali rajoni.org e ka siguruar 1 kontrat njëburimore që Komuna e Drenasit ka nënshkruar në muajin dhjetor në vlerë prej 286,720.00 euro. Bëhet fjale për kontraten “Furnizim me dru dhe pelet për insitutcionet e Komunës së Drenasit”.

E sipas kontratës së nënshkruar me 6 dhjetor të vitit 2023, Komunës e Drenasit do t’a paguaj mjaftë shtrenjet metrin e drurit.

Anisë në tregun e Skenderajt e të Drenasit kushton rreth 45 euro metri i drurit, anisë kompania regjionale “Pastrimi” metrin e drurit e blënë për 49 euro e 49 cent mirëpo çmimë të ngjajshme nuk ka hasur Komuna e Drenasit e cila udhehiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK’së.

Sipas kontratës së siguruar nga rajoni e e cila mbartë edhe nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit, Komuna e Drenasit do të paguaj për një meter dru fiks 94 euro.

Pra sipas paramasës së kontratës, Komuna e Drenasit gjithësej do të furnizohet me 1,930 metra dru të cilat do të kushtojnë 181,420 euro apo thjështuar në njësi matese, 1 meter dru 94 euro./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer