Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 1 korrik të këtij viti e ka pezulluar tenderin për “Lot III – Punë ndërtimore për zbatimin e projekteve të hollësishme [zbatuese kryesore] për ndërtimin e doxhove në Gjilan, në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet teknike për infrastrukturë të doxhove, të miratuara nga International Judo Federation [IJF]. Arsyeja e pëzullimit është për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), zbulon portali rajoni.org.
Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime për “lotin III – ndërtimin e doxhove në Mitrovicë” pasiqë pretendohet së në mënyrë të kundërligjshme ka rekomanduar për kontratë kompaninë “2B engineering”.
Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, Kompania Rukolli, ka paraqitur pretendimet mbi favorizimin që i është bërë operatorit ekonomik “2B engineering” dhe së në këtë procedurë prokurimi ata thonë nuk është vepruar në përputhje me procedurat dhe standardet ligjore që sigurojnë një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent
Sipas ankesën së këtij operatorit, Ministria e Kulturës ka shkelur një sere nenesh.
“Shkelje e nenit 1 – Qëllimi të LPP-së
Shkelje e nenit 6 Ekonomiciteti / Efikasiteti.
Shkelje e nenit 7 Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi të LPP-së
Shkelje e nenit 59.4 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve të LPP-së
Shkelje e nenit 60 Kriteret për Dhënien e Kontratës të LPP-së
Shkelje e nenit 72 Dokumentacioni dhe informacioni shtesë të LPP-së
Shkelje e nenit 86 par.1 të Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative
Shkelje e nenit 87 të Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative”, thuhet në ankesë.
Por cilat janë pretendimet e Operatorit Ekonomik “Rukolli” të dorëzuar në ankesën e tyre në OSHp.
Sipas operatori ekonomik, vendimi për eliminimin e ofertës së tyre:
1. Nuk është bazuar në një vlerësim objektiv dhe të plotë të fakteve dhe dokumenteve të paraqitura;
2. është marrë pa respektuar të drejtën për sqarim dhe pa trajtuar kërkesat për shtyrje afati, siç parashikohet në nenet përkatëse të LPP-së dhe Rregullores për Prokurim Publik;
3. reflekton mungesë transparence dhe mosrespektim të parimit të jodiskriminimit, duke e vënë OE-në në pozitë të pabarabartë ndaj pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.
Operatori Ekonomik ankues vlerëson se Autoriteti Kontraktues ka vepruar në
kundërshtim me Nenin 7 të Ligjit për Prokurimin Publik, i cili garanton trajtimin e barabartë të të gjithë operatorëve ekonomikë dhe ndalon çdo veprim që cenon konkurrencën e ndershme.
“Vendimi i AK-së për mospranimin e sqarimeve dhe dokumenteve shtesë nga ana jonë, pavarësisht kërkesës së arsyetuar dhe mundësisë ligjore për ta bërë një gjë të tillë; Moszgjatja e afatit në përputhje me nenin 25 të Rregullores për Prokurim Publik; Mosvlerësimi objektiv i dokumenteve të paraqitura, si dhe mungesa e një procesi të paanshëm shqyrtimi; … kanë rezultuar në një trajtim të pabarabartë dhe diskriminues ndaj OE-së tonë, duke krijuar një avantazh të padrejtë për operatorët e tjerë pjesëmarrës, gjë që bie ndesh me frymën dhe shkronjën e Nenit 7 të LPP-së”, thuhet në ankesën e “Rukollit”.
Operatori Ekonomik ankues thekson se në këtë procedurë prokurimi ka paraqitur ofertën më të lirë, ne krahasim me OE te rekomanduar per dhënie te kontrates ndërsa Autoriteti Kontraktues ka vendosur të rekomandojë për dhënie të kontratës një operator ekonomik me ofertë më të shtrenjtë, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenet 6 dhe 60 të.
Operatori Ekonomik ankues vlerëson se mungesa e marrëveshjes paraprake me
Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) – nëse do të konsiderohet si mangësi – përbën një devijim të vogël në kuptim të paragrafit 4 të nenit 59 të Ligjit për Prokurimin Publik, i cili përcakton se:
“Autoriteti Kontraktues mund të injorojë çdo devijim të vogël të një oferte që nuk
ndikon ndjeshëm në përmbajtjen ose konkurrueshmërinë e ofertës, dhe që nuk i jep ndonjë avantazh të padrejtë ofertuesit përkatës ndaj operatorëve të tjerë ekonomikë që marrin pjesë në procedurë.”