E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tenderi sekret në Universitetin e Mitrovicës, OSHP e anulon kontratën dhe i shqipton vërejtjen e fundit zyrtares se prokurimit

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka shqiptuar vërejtje, zyrtares Përgjegjëse për Prokurim në Universitetin e Mitrovicës, Elmaze Muharremi. Shkelja erdhi gjatë prokurimit për tenderin me titull “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në Universitetin e Mitrovicës”, me një vlerë prej 71,000 euro, shkruan insajderi.

Ky tender u dha në formë të negociuar. Ndërsa kompanitë ishin ankuar në OSHP se nuk i është dhënë mundësia për të marrë pjesë.

Universiteti i Mitrovicës në këtë kontratë kishte shpallur OE “”Guard de capital” SHPK.

Në anën tjetër me vendim të Gjykatës së Tenderëve, ky tender u anulua.

Cilat janë shkeljet që kreu Universiteti Mitrovicës?

Universiteti i Mitrovicës, ka përdorur formë të negociuar për të dhënë një tender që ka të bëj me pastrimin e objektit.

Në këtë tender me shumën prej 71 mijë euro u shpërblye “Guard de Capital”, SH.P.K.

Por, që kjo kontratë u sfidua në Gjykatën e Tendërve.

Aty Paneli Shqyrtues gjeti shkelje të shumta dhe anuloi tenderin.

Rrjedhimisht Paneli Shqyrtues ka vendosur lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në Universitetin e Mitrovicës” me nr. të prokurimit: 97900-24-6700-2-2-5, ndërsa vendimi i AK-së i datës 12.07.2024 te anulohet. Paneli Shqyrtues duke marre parasysh përshkrimin dhe faktet e lartpërmendura dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pretendimeve ankimore të operatorit ekonomik ankues, analizës konkrete dhe dokumentacionit të lëndës, ankesën e operatorit ekonomik e sheh si pjesërisht të bazuar“, thuhet në vendim.

Si shkelje u përmend përdorimi i procedurës e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

“Lidhur me ankesen nr : 2024/0690 . Paneli shqyrtues pas administrimit dhe vlerësimit të provave, konstatimit të plotë të gjendjes faktike, duke u mbështetur në LPP si ligj material të zbatueshëm, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, duke marrë parasysh të gjitha shkresat e lëndës dhe rekomandimet e ekspertit shqyrtues, ka gjetur se ankesa e Operatorit Ekonomik “SELMANS NETWORK” SH.P.K. te aprovohet si e bazuar. Paneli shqyrtues sqaron se për këtë aktivitet të prokurimit, Autoriteti Kontraktues ka zgjedhur të përdorë procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit. Ligji për Prokurimin Publik e qartëson qartë se kur dhe ne çfarë situata autoritetet kontraktuese mund të përdorin”, thuhet aty.

Tutje, UMIB, nuk i ka dhënë mundësi operatorëve tjerë që të parashtrojnë kërkesë për rishqyrtim.

Po ashtu Paneli Shqyrtues ka vrenjtur që në këtë procedure ka ftuar gjithsej 3 (tre) OE, ku vetëm njeri nga OE i cili është shpërblyer me kontrate është pjesëmarrës në procedure e hapur , dhe pas hapjes se ofertave te dates 11.07.2024 , menjëherë me datën 12.07.2024 ( e premte) vlerësuar ofertat si dhe ka publikuar B58 Njoftim mbi dhënie të kontratës , dhe me datën 15.07.2027 (e Hëne), duke mos i ofruar mundësin OE tjerë pjesëmarrës në këtë procedurë për parashtrimin e kërkesave per rishqyrtim siç përcaktohet në nenin 108/A te LPP-së

Po ashtu, AK ka bërë shkelje duke mos e pritur afatin prej 05 ditëve pas publikimit te B58
Njoftim mbi vendimin per dhanje te kontratës , njoftimi sipas udhëzimeve të KRPP-se , siç
percaktohet edhe ne nenin 108/A te LPP-se , duke anashkaluar afatet dhe mos mundesin OE pjesmarres qe vet i ka ftuar në këtë procedur të paraqesin kerkesën per rishqyrtim, duke mos i ofruar mundësin e parashtrimit te ankesës e cila është e garantuar me ligj
“, thuhet në vendim.

Për të gjitha këto shkelje, e ka pësuar edhe zyrtarja Përgjegjës i Prokurimit.

OSHP, i ka shqiptuar vërejtjen e fundit.

Ndaj saj në të ardhmen nëse shkel ligjin përsëri do iniciohet procedurë për revokimin e certifikatës.

“Andaj veprimet e ndërmarura nga AK-ja jan në kundershtim të plotë me dispozitat ligjore, Paneli Shqyrtues i shqipton vrejtjen e fundit Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit në AK- “Universiteti Isa Boletini Mitrovicë” për mos zbatim të LPP-se konkretishtë nenin 1, 7, 108/A, dhe në te ardhmen nëse nuk zbatohen dispozitat e cituara më lartë ndaj të njëjtit do të iniciohet procedura për revokimin e certifikatës së prokurimit për shkak të shkeljeve të dispozitave të LPP-së. Rrjedhimisht Paneli Shqyrtues ka vendosur lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në Universitetin e Mitrovicës” me nr. të prokurimit: 97900-24-6700-2-2-5, ndërsa kontrata anulohet mbeshtetur ne nenin 132 të LPPse , sipas arsyetimit të lartëshënuar të përshkruara në këtë vendim”, thuhet aty.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer