Për disa minuta është ndërprerë ndeshja mes Feronikelit 74 e Prishtinës, që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 86-të, kur tifozët e Prishtinës janë afruar te porta e Feronikelit 74.
Ndeshja më pas ka filluar pasi janë larguar tifozët nga ajo pjesë.
Rezultati i takimi deri më tani është 0:0. Gjyqtari ka dhënë nëntë minuta lojë shtesë.