Tuesday, October 14, 2025

Tentim vrasje në Drenas, plagoset një person me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Drenas. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan rajoni.org.

Ngjarja ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 19:00, kur një person i gjinisë mashkullore ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi kishte pësuar plagë në këmbë, që dyshohet se i janë shkaktuar nga arma e zjarrit nga një person ende i panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Viktima më pas është dërguar në QKUK për të vazhduar trajtimin mjekësor./Rajoni.org

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer