Tuesday, July 29, 2025

Tentimvrasje në Stanoc të Vushtrrisë, plagoset një 27-vjeçar

Një rast i rëndë i tentativës për vrasje ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nën udhëheqjen e prokurorit kompetent.

Policia ka nisur hetimet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe është në kërkim të të dyshuarit, i cili besohet se ka shtënë me armë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer