Një burrë është arrestuar nga Policia në Vushtrri, nën dyshimin se ka tentuar që me forcë ta marrë mbesën e tij, vajzën e djalit, për t’u “përkujdesur” përkundër dëshirës së nënës së saj, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30. I dyshuari, vjehrri i viktimës, ka ndërmarrë veprime të dhunshme për të marrë fëmijën, çka ka alarmuar autoritetet.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.