Është arrestuar i dyshuari që ka goditur me veturë një zyrtar policor të hënën në mbrëmje pasi ishte ndaluar për kontrollë.
Duke mos iu bindur urdhrave të policit, i dyshuari tashmë i arrestuar ka shkelur me veturë zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Insajderi nga burimet brenda prokurorisë ka mësuar se i dyshuari është Agron Gashi.
Emëri i tij është i njohur për policinë për disa vepra penale që ka kryer më herët.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi
“Me urdher te prokurorit te shtetit i njejti eshte ndaluar per 48 ore nen diqyshimin se ka kryer vepren penale “Vrasje e rende e mbetur ne tentative”. Brenda afatit ligjor do behet kerkesa per caktimin e mases se paraburgimit“, tha ai.
Po ashtu, të arrestuarit i është konfiskuar edhe vetura me të cilën ka kryer veprën penale ndaj zyrtarit policor i cili ka pësuar lëndime trupore.