Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën mbrëma, më 7 shtator 2025 rreth orës 18:30, në Drenas është arrestuar një person i dyshuar, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit, i dyshuari kosovar pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me një mashkull tjetër ka tentuar t’i vë flakën veturës që drejtonte viktima.
Si pasojë e incidentit, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.