Saturday, July 12, 2025

“Tentuan ti avullojnë mbi 150 mijë euro”, Pas rivlerësimit Komuna e Malishevës ndërron kompanitë që do të ndërtojnë rrugën deri tek Ujevara e Mirushës!

Komuna e Malishevës me 20 nëntor të vitit të kaluar e kishtë shpallur fitues operatorin ekonomik “Agim Morina B.I, World Medium” për “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës” në vlerë prej 696,280.85€, raporton portali rajoni.org.

Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, oferta fituese ishte 150,116€ me shtrenjet se oferta me e lirë.

Oferta me të lira së oferta fituese patën:

Grupi i operatoreve ekonomik “JEHONA group SH.P.K.; Pro & Co Group; Beni Construction” ofertoi me çmim 546,164€

Grupi i opartoeve ekonomik “Çlirimi Shpk, Fidaie Bytyçi B.I”, ofertoi me çmim 615,583€.

IMG_3324.jpeg

Screenshot

Pas njoftimit mbi vendimin e AK , në zyrën e prokurimit të Komunës së Malishevës ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim operatori ekonomik “Jehona Group”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik dhe së keiteret janë favorizuse për dikend dhe për dikend tjetër diskriminuse. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi I Malishevës i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.

Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në këtë aktivitet të prokurimit.

OSHP-ja, e njohur ndryshe si gjykata e tendereve, me datën 30 maj 2025, me vendim të saj, e ka anuluar vendimin e Komunës së Malishevës për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës”, shkruan rajoni.org.

E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka obliguar komunën e Malishevës t’a kthej në RIVLERËSIM këtë aktivitet.

Pas RIVLERËSIMIT, me datën 11 korrik 2025, komuna e Malishevës ka nxjerrur vendim duke shpallur fitues oferten me të lire, atë të grupit të operatoreve ekonomik “Jehona Group, Pro & Co Group, Beni Construction” me çmim prej 546,164.21€.

Vendimi mbartë nënshkrimin e zyrtarit të prokurimit, Besnik Krasniqi.

Kush është prapa dy kompanive që OSHP i’a anuloj vendimin për dhëniën e tenderit.

Përveç afërsise direkte me kreun e Malishevës, pronari i World Mediumit, Burim Zabeli dhe pronari i kompanisë “Agim Morina B.I”, Agim Morina njihen në qytet edhe si përkrahes të Fatmir Limajt dhe Nismës.

Për dallim prej familjes Morina, që mbështetjen e japin publikisht për pushtetin e Malishevës, kompania “World Medium” është partnere ose thënë ndryshe grupi i operatoreve ekonomik, që së bashku me kompaninë e djalit të nën kryetarit të Malishevës, Vesel Krasniqi, kanë përfjtiar sëbashku tender.

Rajoni në hulumtimin e tij, ka gjetur së kompania World Medium dhe kompania SDA Holding, janë pjesë e një konzorciumi që kanë fituar tender nga Ministria e Arsimit për ndërtimin e çërdhes në Bellanicë të Malishevës . Kontrata është nënshkruar me 13.12.2024.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer