Në Nyon të hënën është tërhiqur shorti për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Kjo gare e cila rikthehet në muajin shkurt, do të sjellë disa superduele.
16 skuadra të mbetura në garë tashmë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City ishte me fat pasi që do të përballet me Copenhagen, në një sfidë në të cilën skuadra e Pep Guardiolës llogaritët favorit.
Napoli-Barcelona, është një nga duelet më të “nxehta” në rundin e ardhshëm në elitën e futbollit evropian.
Duel interesant parashikohet edhe në ballafaqimin Leipzig-Real Madrid, pa “harruar” edhe përballjen mes Interit dhe Atletico Madridit.
Çiftët e rrethit të 16-të në Ligën e Kampionëve:
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona
PSG-Real Sociedad
Inter-Atletico Madrid
PSV-Borussia Dortmund
Lazio-Bayern Munich
Copenhagne-Man City
Leipzig-Real Madrid