Monday, April 28, 2025

“Termokos” ndan 15 bursa për studentët e dalluar të UP-së

Ngrohtorja “Termokos” do ti ndaj 15 bursa për studentet e dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), shkruan rajoni.org.

Kryeshefi Ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se kjo iniciativë po vazhdon për të tretin vit me radhë, duke treguar përkushtimin e ndërmarrjes për të mbështetur të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë të shkëlqejnë në fushën e inxhinierisë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme të qëndrueshme me shumë suksese,” ka deklaruar Osmani.

Sipas njoftimit, procedurat dhe kriteret e aplikimit për bursa do të shpallen së shpejti nga njësitë akademike përkatëse.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer