Në kuadër të planit aksional për përgatitjet e sezonit të ardhshëm të ngrohjes, “Termokos” ka nisur intervenime të rëndësishme në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Rexhep Luci”, në qendër të Prishtinës, shkruan rajoni.org.
Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, përmes një postimi ka bërë të ditur se ky ndërhyrje është pjesë e një zgjidhjeje afatgjate dhe të qëndrueshme për furnizimin me energji termike në këtë pjesë të kryeqytetit.
“Ky intervenim do të mundësojë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për energji termike – në këtë pjesë të qendrës së Prishtinës,” ka shkruar Fisnik Osmani në facebook./Rajoni.org/