Tuesday, May 6, 2025

Termokos nis modernizimin e rrjetit të ngrohjes në Ulpianë

Termokos ka nisur punimet për modernizimin e rrjetit të ngrohjes në lagjen Ulpianë, me fokus të veçantë tek çerdhja “Fatosat”. Ky intervenim është pjesë e planit aksional për përgatitjen e sezonit të ardhshëm të ngrohjes, dhe synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për institucionet arsimore në kryeqytet.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka falënderuar ekipet teknike për përkushtimin dhe profesionalizmin në realizimin e punimeve. “Si çdo herë, falënderim i thellë për kolegët tanë në ngrohtore, të cilët po zbatojnë me përkushtim planin aksional të intervenimeve në rrjet,” u shpreh Osmani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer