Pas afro pesë dekadash në një objekt të vjetër, Ngrohtorja “Termokos” është në përfundim të ndërtimit të objektit të ri administrativ, shkruan rajoni.org.
Lajmin e bëri të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Fisnik Osmani, i cili theksoi rëndësinë e këtij hapi për përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimeve për qytetarët e Prishtinës.
“Pas afër 50 vitesh në objekt të vjetër, përfundimisht po i japim ngrohtores kushtet që i meriton,” u shpreh Osmani në një postim në rrjete sociale, duke nënvizuar se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për konsumatorët.