Teuta Kodra Millaku: Banorët e Ujmirit janë bashkuar me Kosovën Fituese

0

Kandidatja për deputete në radhët e AAK-së, Teuta Kodra Millaku, gjatë ditës së sotme ka takuar banorët e fshatit Ujmir të Klinës, shkruan rajoni.org.

Ajo tha së Ujmiri gjithmonë ka qenë në mbështetje të AAK-së dhe ka dëshmuar vlera e përkushtim ndaj kauzave të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Sonte në Ujmir të Klinës patëm një takim të frytshëm me qytetarët dhe përkrahësit e AAK-së, ku prezantuam programin tonë për Kosovën Fituese.

Gjatë diskutimit, u ndalëm te prioritetet kryesore dhe plani ynë për zhvillimin e vendit.

Përkrahja e madhe që po marrim për AAK-në dhe koalicionin për Kosovën Fituese na motivon edhe më shumë për të vazhduar me përkushtim. Ujmiri gjithmonë ka qenë në mbështetje të AAK-së dhe ka dëshmuar vlera e përkushtim ndaj kauzave të rëndësishme!