Kandidatja për deputet e AAK’së me numër 49, Teuta Kodra Millaku, është pritur sot në konakun e familjes së Nezir Ismajlit në Prekazin e Epërm, shkruan rajoni.org.
Ajo ka thënë së të përfaqësoj këta burra e gra, është një mision që e ndjej thellë në zemër dhe një detyrë që do ta përmbush me përkushtim e nder!
Postimi i plotë:
Sonte ndjenjë e veçantë në familjen e Nezir Ismajlit, në Prekazin e Epërm, mes bashkëluftëtarëve të babait tim dhe bashkëvendësve të mi.
Të jem mes atyre që dikur, krah për krah me babain tim, luftuan për liri nuk është vetëm nder, por edhe një përgjegjësi e madhe.
Të përfaqësoj këta burra e gra, është një mision që e ndjej thellë në zemër dhe një detyrë që do ta përmbush me përkushtim e nder!
Bashkë, për Kosovën fituese!
AAK 1️⃣3️⃣7️⃣ ✅
Teuta Kodra Millaku 4️⃣9️⃣✅