Kandidatja për deputet e AAK’së me numër 49, Teuta Kodra Millaku, ka zhvilluar disa takime sot në Skenderaj në kuadër të fushatës elektorale, shkruan rajoni.org.
Ajo së pari ka takuar disa të rinjë në Skenderaj, për të cilët tha së ata janë forca që ndërton Kosoven fituese.
“Rinia është motivi, energjia dhe shpresa që e bën Kosovën fituese!Sot, së bashku me të rinjtë plot ëndrra, shpresë dhe vizion, shohim një të ardhme të ndritur, ata janë forca që ndërton Kosoven fituese.E ardhmja është në duart e tyre. Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!” Shkroi ajo.
Me pas ajo ka vazhduar fushatë në Polac, ku u prit nga banorët e këtij fshati.
“Polac, faleminderit për përkrahjen dhe mbështetjen.
Jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe e vlerësoj shumë.Me respekt dhe falënderim, ju përshëndes!”, ka shkruar ajo.