Teuta Kodra Millaku pritet nga familja e dëshmorit Halim Ahmetaj

0

Kandidatja për deputete nga rradhet e AAK’së, Teuta Kodra Millaku, mbrëmë ka qëndruar për vizitë në fshatin Korishë të Kabashit të Prizrenit, në familjen e Heroit të Kosovës, Halim Ahmetaj, shkruan rajoni.org.

Ajo tha së Halim Ahmetaj, Dëshmor i Kombit, ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, një hero që me guximin dhe vendosmërinë e tij u bë simbol i luftës për liri.

Postimi i plotë:

Sonte patëm nderin të qëndrojmë në fshatin Korishë të Kabashit të Prizrenit, në familjen e Heroit të Kosovës, Halim Ahmetaj, familje e sakrificës dhe e qëndresës, që dha gjithçka për lirinë e atdheut.

Halim Ahmetaj, Dëshmor i Kombit, ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, një hero që me guximin dhe vendosmërinë e tij u bë simbol i luftës për liri.

Në këtë shtëpi, çdo mur, çdo kujtim flet për sakrificë.
Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë! Liria e Kosovës mban emrin e atyre që ëndrrën për lirë e bënë realitet me gjakun e tyre.