Monday, April 21, 2025

Tha ‘ne nuk vendosim kushte’, duke thumbuar Duda Baljen, por Rexhepi si zv/kryeministre e kishte ‘rehatuar’ vajzën e saj në RTK

Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, si “besnike” e përbetuar e ish-shefit të saj në Qeverinë e kaluar, e tash deputetit Albin Kurti, ka dalë me qëndrime moralizuese duke deklaruar se “ne nuk vendosim kushte”. Por gjatë mandatit të kaluar, në Qeverinë “Kurti 2”, vajza e saj çuditërisht u “rahatu” në Radio Televizionin Publik (RTK), në kohën kur Rexhepi ushtronte postin e zëvendëskryeministres.

“Nuk jemi nga ata politikanë që vendosin kushte”, ka deklaruar politikanja nga komuniteti boshnjak, e cila ishte zëvendëskryeministre në Qeverinë “Kurti 2”, në një intervistë për Infokus.

Duke minimizuar interesat e komunitetit që përfaqëson dhe duke vendosur në plan të parë përfitimet personale, ajo ka sulmuar deputeten nga i njëjti komunitet, Duda Balje, e cila në kërkesat e saj krejtësisht legjitime kishte kërkuar “formimin e komunës së boshnjakëve” – një kërkesë që, siç duket, është refuzuar nga Kurti.

“Unë kam marrë pjesë vetëm në një takim me kryeministrin, së bashku me Emilja Rexhepin. Në atë takim më është bërë propozimi për ministre, por nuk kemi pasur më takime të tjera. Kërkesa ime nuk ka qenë për post, por për fillimin e procesit për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë,” ka theksuar Balje për Kallxo.

Në anën tjetër, deputetja Rexhepi, e cila gjatë mandatit të saj si zëvendëskryeministre në Qeverinë “Kurti 2” më shumë i ka shërbyer interesave personale e familjare sesa atyre të komunitetit, është përmendur për punësimin e vajzës së saj në Radio Televizionin Publik (RTK) – rast për të cilin kishte raportuar edhe Gazeta Metro.

Duke shfrytëzuar pushtetin e saj si zëvendëskryeministre, Rexhepi e kishte sistemuar vajzën e saj në RTK gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2”.

Ndërsa nuk ka ngurruar ta ‘sulmojë’ kolegen e saj nga i njëjti komunitet – me gjasë për të ruajtur komoditetin që Kurti i ka ofruar në kalkulimet për një qeveri të mundshme në të ardhmen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer