Friday, March 21, 2025

Thaçi po qëndron pa asnjë mashkull në shtëpinë e tij në Burojë – Ja kush ndodhet brenda me të

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi vendosi kurorë me lule mbi varrin e babait të tij në Burojë, është kthyer në shtëpi për të ngushëlluar familjarët.

Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se në dhomë bashkë me Thaçin ndodhen nëna, gruaja dhe kunata e tij. Takimi pritet të zgjasë dy orë, pas së cilës ai do të largohet nga aty. Vizita e tij në Kosovë do të vazhdojë edhe nesër, por jo në Burojë.

Masat e sigurisë janë maksimale, ndërsa ende nuk dihet koha e saktë se kur Thaçi do të niset për në Hagë.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, por pas tre ditësh ai u lejua të vizitojë varrin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer