E premte, 1 Nëntor, 2024

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga, ua uroj festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve

Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën e sotme e kanë kaluar me vizita të familjarëve dhe së bashku me njëri-tjetrin.

Idriz Thaqi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, sot në ditën e Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë.

“Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, ka thënë Idriz Thaqi për Demokracia.com, pas përfundimit të vizitës së sotme tek ish-presidenti Thaçi në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po mbahen në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020. Ky proces gjyqësor është shoqëruar me skandale të kohëpaskohshme dhe me jotransparencë të madhe deri më tash.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer