Lëvizja Vetëvendosje ka goditur opozitën pasi këta të fundit e kanë sulmuar partinë në pushtet për një grafikon që paraqet sukseset e Doganës së Kosovës.
Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në ‘Facebook’, VV-ja thotë se mungesa e ligjit në komunat veriore të Kosovës s’i kanë shërbyer vetëm strukturave paralele, por edhe opozitës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës. Mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit”, thuhet në komunikatën e VV-së, së cilës ia kanë bashkëngjitur edhe një fotografi që thotë “thahet fyti në Prishtinë”.
“Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton. Nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë”, përfundon komunikata e VV-së. /Insajderi.org/