E mërkurë, 2 Tetor, 2024

Thaqi kërkon kualifikimin: Do të mundohemi me mish e me shpirt ta kalojmë grupin

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, pas fitores ndaj Dinamo Zagreb ka thënë se skuadra nga Suhareka do të bëjë të pamundurën ta kalojë grupin.

Ballkani ka shënuar fitore në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 2:0.

Pas ndeshjes Thaqi tha se Kampioni i Kosovës nuk duhet të përsërit gabimin e vitit të kaluar.

“Këtë herë jo vetëm që luajtëm mirë, por edhe shënuam fitore që është shumë e mirë shumë të madhe. Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e fortë deri në fund. Nëse e mposhtim favoritin kryesor të grupit, atëherë pse mos ta kalojmë grupin. Kështu që, do të kujdesemi që në asnjë mënyrë mos ti përsëritim gabimet e vitit të shkuar dhe nuk do t’i përsëritim këto gabime. Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund, por do të përgatitemi dhe do të mundohemi të kalojmë grupin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Do të mundohemi me mish e me shpirt për të arritur këtë”.

Pas një humbje e një fitore tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë, mbrapa vetëm Viktoria Plezen, derisa Dinamo është në vendin e tretë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer