E diel, 22 Dhjetor, 2024

Thellohet përçarja në PDK, Ramiz Lladrovcit i ‘dhemb’ pse kandidatët për deputet nga Skenderaj morën shumë vota në Drenas

Kryetari i komunës dhe njëkohësisht kryetari i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, para dy ditësh kishte publikuar një listë me disa emra, të cilët thoshte se i ka emëruar si pjesë e shtabit zgjedhor të kësaj partie në Skenderaj.

Por menjëherë pati reagime të shumta nga emrat e apostrofuar, përfshirë edhe Fadil Demaku, duke thënë se Lladrovci nuk i ka konsultuar dhe as nuk mund t’i emëroj pa miratimin e tyre.

Duke qenë ditë vikendi, që është edhe ditë pushimi për zyrtarët komuna, sot Ramiz Lladrovci duket se nuk ka pasur shumë angazhime tjera, por ka zgjedhur t’i thumboj ish kandidatët e PDK-së për deputet nga Drenasi dhe të lëshoj ‘kunja’ për ish kandidatët (deputetët) e PDK-së në Skenderaj, transmeton veriuinfo.

Duke mos e përmendur me emër Skenderajn, por vetëm duke iu referuar si komunë fqinje, Lladrovci ka thënë se kandidatët e PDK-së të komunës së Drenasit, kanë marrë 3.900 vota, ndërsa kandidatët e asaj komune në Drenas kanë marrë mbi 14.500 vota.

Ndryshe, rivaliteti mes Ramiz Lladrovcit si kryetar komune dhe kryetari i PDK-së në Drenas dhe Sami Lushtakut si kryetar i PDK-së në Skenderaj është prej disa vitesh, ku kryesisht Lladrovci lëshon ‘kunja’ drejt Lushtakut.

Postimi i Ramiz Lladrovci:

Unë kam kërkuar dhe kërkoj votë për PDK-në dhe Bedri Hamzën, jo për vete

Opinion

Unë, nuk jam në listën zgjedhore as kandidat për deputet e as për Kryeministër. Kërkoj unitet për fitoren e madhe të 9 shkurtit, kërkoj votë për Bedri Hamzën kryeministër. Kjo kërkesë imja është si kryetar i Degës së PDK-së, si qytetar e kryetar komune.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës, më 3 tetor, kam kërkuar votë edhe për kandidatët për deputetë nga Drenasi. Kjo ftesë imja nuk është e para. Edhe në vitin 2021 kam ftuar qytetarët e Komunës së Drenasit, të votojnë kandidatët nga Drenasi. Këtë e dinë mirë të gjithë, edhe në parti, edhe në media kam bërë ftesë publike. Bëj thirrje edhe tash për qytetarët e komunës së Drenasit: Të votohen me prioritet kandidatët e PDK-së nga komuna jonë!

Nuk jam përgjegjës nëse qytetari i komunës së Drenasit, voton për kandidatë të PDK-së të komunave tjera. Një fakt: Në komunën fqinje, kandidatët e PDK-së të komunës së Drenasit, kanë marrë 3.900 vota, ndërsa kandidatët e asaj komune në Drenas kanë marrë mbi 14.500 vota.

Ky disproporcion i votave të kandidatëve të komunës së Drenasit, është shkaku themelor për përçarje që e bëjnë të tjerët në Drenas. Në bastion të PDK-së e të mos e kemi asnjë deputet me vota të Drenasit, duhet të jetë brengë. Për fat të keq, disa po punojnë që komunën e Drenasit e duan vetëm për “peshkim” të votave.

Drenasi duhet të përfaqësohet nga kandidatët e komunës së Drenasit, natyrshëm, por, nëse qytetari i komunës së Drenasit nuk ua jep besimin, nuk është fajtor Ramiz Lladrovci. E di se në Drenas kemi politikanë që e konsiderojnë nën nivelin e tyre të kërkojnë vota këtu. Arsyet për këtë ata duhet t’i dinë më mirë pse nuk marrin vota në Drenas dhe marrin në thua në emrin tim.

E di se disa politikanë nga Drenasi e meritojnë edhe praninë në OKB dhe Parlamentin Evropian, por, për këtë komuna e Drenasit aktualisht nuk mund t’ua ofrojë, as unë si kryetar. Aktualisht, këta politikanë të mëdhenj mund të marrin vota vetëm për Kuvendin e Kosovës. E di se disave Drenasi nuk ua mbush syrin, por, nuk kam faj. Një gjë duhet ta dinë të gjithë, Drenasi si bastion, ka mundësi të ketë 10 deputetë në Kuvend.

Ftoj komentuesit keqbërës, në veçanti ata që mendojnë se janë me PDK-në e punojnë kundër, nëse e duan PDK-në siç deklarojnë, koha është ta mbyllin gojën dhe të punojnë për fitoren e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër. E për zgjedhjet lokale, këtu jam, ashtu siç ua kam treguar vendin partive tjera dhe keqbërësve në tri palë zgjedhje, me qytetarët prapë ua tregoj vendin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer