E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Therja me thikë e Auronit, arrestohet një turk në Prizren

Auron Thaqi, 26-vjeç, vdiq të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi lëndimeve që mori nga therja me thikë në Prizren.

Auroni dyshohet se pasi është therur me thikë është hedhur në rrugë nga një veturë në levizje.

Policia ka nisur hetimet intenzive për të zbardhur rrethanat që quan deri të vrasja ndërsa në pranga ka përfunduar i dyshuari Enes Enver Ay, 24-vjeç, shtetas i Turqisë, transmeton IndeksOnline.

Për këtë rast të dielën është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.

“Me datë 6 korrik 2024, në orën 23:55 është raportuar se në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrirë në tokë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit, të njëjtin e kanë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Me datën 7 korrik 2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenziv i QKUK-së, policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26-vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer