Portali rajoni.org raportoi gjatë ditës së dy persona në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj janë therur me thikë, shkruan portali rajoni.org.
Rajoni kishte mësuar nga burimet e veta së dy viktimat janë dërguar për trajtim në emergjencë në spital të Mitrovicës; ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Lidhur me rastin, detaje për rajonin kanë dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën për dy persona të lënduar në sheshin “Adem.Jashari ” në Skenderaj . Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e një përleshje në këtë rast janë lënduar dy persona të moshës së mitur, të cilët dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësore. Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një person poashtu i moshës se mitur”, kanë deklaruar për rajonin.
@rajoni.org Therja me thikë e dy personave në Skenderaj, pamje nga vendi i ngjarjes Portali rajoni.org raportoi pak minuta me parë së dy persona në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj janë therur me thikë, shkruan portali rajoni.org. Rajoni mëson nga burimet e veta së dy viktimat janë dërguar për trajtim në emergjencë në spital të Mitrovicës; ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë. Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: #Skenderaj #Drenica #ViralVideo #Kosovo #police #Rajoni