Friday, March 6, 2026

Thyhet akulli në Prekaz: pas dhjetë vitesh një kryetar i PDK-së në kullën e Jasharëve

Ishte bërë e zakonshme që ish-kryetari i PDK-së, pastaj ish-presidenti Hashim Thaçi, në çdo përvjetor të mungonte brenda kullës së familjes: ai kryente homazhe te varrezat e Jasharëve, por mungonte në kullë. Avazi i njëjtë i kishte përcjellë edhe pasardhësit e tjerë të Thaçit në PDK.

Është një moment i pazakontë i viteve të fundit. Një lider i Partisë Demokratike të Kosovës brenda kullës së Jasharëve. Në përshëndetje e ngrohtë mirëseardhjeje nga i zoti i shtëpisë.

Pas më shumë se dhjetë vitesh, Bedri Hamza është bërë politikani i parë i lidershipit të PDK-së që pritet në Kullën e Jasharëve në Prekaz.

Kryetari i PDK-së është pritur sot në kullë nga kryefamiljari Rifat Jashari, në një vizitë në fshatin Prekaz në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mes vizitës së fundit dhe kësaj të sotmes ndodhet në mes një histori tensioni dhe acarimi i raporteve mes PDK-së dhe familjes Jashari.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer