E diel, 17 Nëntor, 2024

“Ti i ki thirr personalisht”, Policia dhe inspektorati i punës zbarkojnë në Skenderaj, kompania e ndertimit e akuzon gazetarin e portalit Rajoni!

Perfolja për një rasti të rrezikimit të disa shtëpive nga një kompani ndërtimi në Skënderaj ka vënë në levizje Inspektoratin e punës, i cili ka dal në vend të ngjarjes, raporton portali rajoni.org.

Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se inspektorët kanë qenë të shoqëruar nga policia.

Rajoni ka tentuar të kontaktojë përmes telefonit zyrën rajonale në Mitrovicë, mirëpo ata kanë qënë të paarritshëm.

Kompania të cilës inspektorët i kanë shkuar sot, ka akuzuar përmes telefonit gazetarin e portalit rajoni.org, se shkrimet e publikuara nga rajoni të cilat i ka cilësuar shkrime pa lidhje dhe të cilat sipas tij kanë ndikuar që inspektorët të jenë aty.

“Dil në temë o dost, dil ma shpejt – nuk kam kohe me të ndegju… se keni shkru palidhje e tash jane tu i lyp dokumentacionet, tu i marrë dokumentacionet – ti personalisht i ki thirr inspektoratin”, i ka thënë perfaqësuesi i kesaj kompanie – gazetarit të portalit rajoni.org.

Gjithsesi, portali Rajoni është një medium qe merret me shkrimet që janë në interes të publikut.

Dhe nëse shkrimet e mediumit tonë kanë arritur që të ndikojnë sa do pak në ngritjen e sigurisë për banorët e asaj pjese, kjo do të thotë se mediumi po kryen misionin e vet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer