E diel, 22 Dhjetor, 2024

“T’i q* robtë, t’i nxjerri zorrët”/ Konflikt pronësor, i moshuari kërcënon 44-vjeçarin – dërgohet në mbajtje

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet të ketë kanosur seriozisht një person tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për pronësinë e një banese.

Bazuar në dëshminë e viktimës, ai ishte afruar tek i dyshuari që të flasin, mirëpo ai nuk e ka mirëpritur duke i thënë të largohet dhe duke e sharë me fjalë banale.

Po ashtu, 65-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka kërcënuar 44-vjeçarin duke i thënë se do ia nxjerrë zorrët. Në ato momente viktima ka humbur vetëdijen për shkak të telasheve shëndetësore që ka dhe pasi është këndellur ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer