Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me tetë (8) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje, transmeton portali rajoni.org.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.