Saturday, June 28, 2025

Tjetër takim pa rezultat – Kurti akuzohet për kryeneçësi në qëndrime

Pas më shumë se dy orë diskutimesh, takimi i thirrur nga deputeti i VV-së, Albin Kurti me liderët e partive parlamentare për të adresuar krizën institucionale, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Pavarësisht pjesëmarrjes së të gjithë përfaqësuesve politikë në Kuvend, takimi, sipas PDK-së dhe LDK-së, nuk solli asnjë dakordim mbi rrugëdaljen nga situata aktuale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e vlerësoi takimin si të pasuksesshëm, duke akuzuar Kurtin për mungesë të vullnetit të mirë dhe për vazhdimin e qasjes bllokuese. Ai theksoi se iniciativa e Kurtit ishte më shumë një përpjekje formale për të përmbushur detyrimet kushtetuese, sesa një përpjekje e sinqertë për kompromis politik.

“Takimi i ftuar nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë ai.

Në të njëjtën linjë kritikash u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e cilësoi takimin si një farsë politike, duke nënvizuar se Kurti nuk tregoi as vullnet për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, as angazhim për ndërtimin e një shumice funksionale në Kuvend.

“Takimi ishte më tepër farsë publike se substancial pasi qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë të njëjta, as nuk e respektonin, as nuk e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses – as për votimin e fshehtë, as për shumicën. Për LDK-në është evidente se përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Kurti e pranoi që nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shprehu shqetësimin për krizën institucionale, duke theksuar nevojën për ndërhyrje nga presidentja Vjosa Osmani.

“Kosova vazhdon të mbetet në krizë. Partia e parë nuk po do ta bëjë shumicën. Pas 30 dite do të futemi në një gjendje të paqartë historike. Pas 30 ditë do duhej interpretim i ri. Në këtë fazë, LDK-ja shpreson në përfshirjen e presidentes”, shtoi ai.

Krasniqi gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si Kurti e kishte interpretuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në takimin e sotëm mes liderëve politikë.

Sipas tij, Kurti se “s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë”.

“Është shqetësues fakti që Kurti me aq sa e pash në takim kishte interpretim të çuditshëm të aktgjykimit. Ai mendonte se s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë dhe as në mënyrën se si janë mbajtur seancat”, ka thënë Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka qartësuar se “votimi i fshehtë”,forma që Lëvizja Vetëvendosje pretendonte se mund t’i obligoj deputetët ta zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, në fakt sipas Kushtetutës së Kosovës nuk është e mundur.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka theksuar qartë se “votimi i fshehtë” – metoda që Lëvizja Vetëvendosje kishte argumentuar si të domosdoshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk është i lejuar në këtë rast.

Sipas vendimit të Gjykatës, mandati i deputetit është i lirë dhe asnjëherë nuk mund të kushtëzohet apo detyrohet kushtetutshmërisht që të votojë në një mënyrë të caktuar. Për më tepër, Kushtetuta e Kosovës parashikon qartë raste të veçanta ku kërkohet votimi i fshehtë, si për shembull zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer