Ekipi KB SFERA U14 ka shkruar histori këtë sezon, duke u shpallur sot kampion i Ligës U14 Lindje me një rekord të pabesueshëm – 16 ndeshje, 16 fitore, shkruan rajoni.org.
Në ndeshjen vendimtare të mbrëmjes së sotme, KB SFERA mposhti me rezultat bindës 82-45 Kerasan Prishtine.
Kujtojmë që ky triumf vjen vetëm katër javë pasi SFERA fitoi edhe Kupën e Ligës U14, duke e bërë sezonin 2024/25 të paharrueshëm për këtë gjeneratë të artë.
Lojtari i ndeshjes u shpall Haris Nasufi, i cili shkëlqeu me 29 pikë të shënuara, duke udhëhequr ekipin drejt fitores së radhës.