Togeri i Policisë së Kosovës, Bekim Ferizi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një arresti kardiak që ka pësuar para tre muajsh. Për vazhdimin e trajtimit të tij jashtë vendit, nevojitet një shumë mbi 140.000 euro.
Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume është siguruar nga familjarët, ndërsa pjesa tjetër mbetet për t’u mbledhur dhe shpresa është te njerëzit e vullnetit të mirë.
Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për shërimin e tij, janë të mirëpritur. Familja e Ferizit u është mirënjohëse të gjithë atyre që ndihmojnë në këtë kauzë humane.