Thursday, March 13, 2025

Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, vdes 1 person dhe 7 të tjerë lëndohen

Një aksident trafiku me pasojë  fataliteti ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë, shkruan rajoni.org.

Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar  se ka humbur jetën shoferi i  automjetit  viktima  H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet.  

Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë  pakujdesia dhe mospërshtatja e  shpejtësisë me  kushtet e  rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rruge. 

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer