E diel, 29 Dhjetor, 2024

Tragjedia në familjen Emerllahu, sot iu jepet lamtumira e fundit 33-vjeçarit dhe të bijës së tij

Java që po lëmë pas, po mbyllet me një bilanc tragjik. Shtatë persona humbën jetën tragjikisht si pasojë e aksidenteve në trafik në vetëm tri ditë. Në mesin e tyre edhe babë e bijë nga Gjilani, që u aksidentuan për vdekje mëngjesin e djeshëm.

I riu Albaton Emerllahu dhe vajza e tij, e cila nuk kishte mbushur ende një vit jetë, O.Emerllahu, humbëm jetën pasi vetura e tij me të cilën po udhëtonte bashkë edhe me bashkëshorten, u ndesh me një furgon në rrugën mes fshatit Domoroc dhe Hodonc të komunës së Kamenicës.

Për vdekjen e tyre ka njoftuar edhe familja, teksa ka bërë të ditur detajet e ceremonisë së varrimit.

Si pasojë e këtij aksidenti, e lënduar rëndë ka mbetur gruaja e Albaton, e cila po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet se erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, me ç’rast vozitësi i furgonit ka humbur kontrollin mbi timon dhe doli në shiritin e kundërt ku ka goditur veturën të cilën po e drejtonte i ndjeri, Emerllahu.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer