E diel, 2 Shkurt, 2025

Tragjedia në Gjakovë – Mëșohet mosha e tre fëmijëve që humbën jetën pas shembjes së objektit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Mësohet se njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha e saktë.

Rastin e ka konfirmuar për insajderin zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, konfirmoi ai.

Elezaj shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe në koordinim me të, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer